Kryeministri Albin Kurti është takuar në Paris me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.
Pa përmendur dialogun me Serbinë, Kurti tha se ai ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën dhe për synimet për anëtarësim në BE dhe NATO, raporton Gazeta Express.
“Kënaqësi të takoja me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së [për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike] O’Brien, i cili konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. Diskutuam progresin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organet ndërkombëtare – dhe unë përsërita përkushtimin tonë për anëtarësimin në BE dhe NATO si objektivat tona kryesore strategjike”, ka shkruar Kurti në X.
O’Brien gjatë një udhëtimi të tij në disa shtete europiane ka marrë pjesë edhe në Forumin e Paqes në Paris ku po qëndron edhe Kurti.
Ai ka shfrytëzuar këtë Forum për të zhvilluar takime edhe me liderët nga disa vende të Ballkanit Perëndimor.
James O’Brien mori rolin e tij si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike më 5 tetor 2023