Të fundit

Ish-aktivisti i LVV-së: Albin Kurti ka qenë vizionar politik, se vjen dita me ardhë Albini me ia vendos kapakun nuk e kam besu kurrë

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Ramizi, i ftuari i radhës në emisionin “Paradoks me Vehbi Kajtazin”, ka folur për Albin Kurtin, duke e cilësuar si vizionar politik.

Gjatë intervistës, ai është shprehur se në vitin 2007, Albin Kurti ka qenë vizionar politik, që tashmë është dëshmuar si i tillë.

Ai ka treguar, se në atë kohë, Kurti e kishte vizatuar para aktivistëve në një tabelë një vijë të drejtë ku në njërën anë ishte Serbia e në tjetrën Kosova, duke thënë se të dy shtetet do nisen drejt njëri tjetrit, dhe do na kërkohet të bëhen compromise.

“Albin Kurti del e vizaton një vijë ku në njërën anë është Kosova e në tjetrën anë Serbia, duke thënë se pastaj neve ka me na u kërku të bëjmë kompromise dhe prapë Serbia nuk ka me e zgjat”, është shprehur ai.

Tutje, Ramizi është shprehur se nuk ka besuar kurrë që do vijë koha ku Kurti do ja vëjë kapakun kësaj çështje me Serbinë.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci