Përzgjedhësi Primozh Gliha dhe sulmuesi Vedat Muriqi kanë nisur konferencën për media para ndeshjes Kosovë-Izrael, e vlefshme për eliminatoret për “Euro 2024”.
Gjatë konferencës Gliha është shprehur se është i mërzitur dhe se Zahavi është lojtar shumë i mirë, duke shtuar se në Izrael ka lojtarë të mirë teknikë.
Ndërsa, Muriqi është shprehur se brenda fushës do të mundohen të lujanë futboll siç duhet dhe se tifozët e kanë punën e tyre.
“Faktikisht edhe nga ana e Izraelit është e rëndësishme. Protestat nuk mund të ndalen. Brenda fushës do të mundohemi të luajmë futboll. Tifozët e kanë punën e vet”, është shprehur ai.
Ai tutje ka shtuar se ka qenë i vendosur për të luajtur dhe se klubit i ka treguar se duhet të vinte pasi është detyrë e tij të luajë për Kombëtaren.
“Mallorca e shtyu lojën. Loja me Cadizin do të luhet pas ndeshjeve. Është e pazakontë. Nuk besoj se ka ndodhur ndonjëherë në futboll kështu. Sot bëmë stërvitjen e fundit. Dhe do dalim 100% kundër izraelit”, ka shtuar Muriqi.