Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se janë shumë të motivuar për ndeshjen me Izraelin. Muriqi po paraqitet në konferencë përkrah selektorit Primozh Gliha.
Konferenca, por edhe ndeshja do të zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë.
“Kam qenë i vendosur t’i bashkohem Kombëtares. Klubit i thash se duhet të shkoj sepse është detyrë të luash me Kombëtaren. Mallorca e shtyu ndeshjen. Ndeshja me Cadizin zhvillohet më vonë. Do të dalim 100 për qind ndaj Izraelit. Është situatë e pazakontë, nuk ka ndodhur ndonjëherë kështu”, ka thënë Muriqi.