Të fundit

Spitali më i madh në Gaza jashtë shërbimit, 36 foshnja në rrezik

Tre foshnja në njësinë e lindjeve të spitalit Al-Shifa në Gazën veriore kanë vdekur, pasi spitali doli “jashtë shërbimit”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi të shtunën.

Munir Al-Bursh, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, ka thënë se mjekët i kanë mbuluar foshnjat me batanije si pjesë e përpjekjes për t’i shpëtuar 36 foshnjat që janë aty.

Bursh tha gjithashtu se spitali ishte “i rrethuar nga të katër anët”, duke vlerësuar se 400 njerëz po trajtoheshin në spital dhe rreth 20,000 njerëz të zhvendosur që kërkonin strehim në kompleksin spitalor.

Zëdhënësi i ministrisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, Ashraf al-Qidra, tha se ai ishte i bllokuar brenda kompleksit Al-Shifa. Qidra tha në një deklaratë për CNN të shtunën se kompleksi është aktualisht “jashtë shërbimit” pasi u vu në shënjestër të vazhdueshme nga zjarri izraelit.

“Reparti i kujdesit intensiv, departamenti i pediatrisë dhe pajisjet e oksigjenit kanë pushuar së punuari”, tha Qidra.

Izraeli ka thënë rregullisht se Hamasi po përdor spitalet e Gazës dhe infrastrukturën tjetër civile si mbulesë për operacionet e tij ushtarake. Ajo gjithashtu ka paralajmëruar civilët në veri të Gazës që të lëvizin në jug.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci