Të fundit

Marshi pro-Palestinë në Londër: Organizatorët thonë se ishin 800 mijë protestues, Policia 300 mijë

Organizatorët e marshit pro-Palestinë në Londër të shtunën kanë thënë se në këtë marsh morën pjesë mbi 800 mijë persona.

“Jemi mbi 800 mijë vetë këtu sot dhe ky numër mund të arrijë edhe njëmilionëshin, duke e bërë këtë marshin e dytë më të madh në histori të Britanisë së Madhe”, është dëgjuar në zërin që vinte nga skena, shkruan “The Guardian”.

Policia metropolitane ndërkohë gjatë ditës ka thënë se po marshojnë rreth 300 mijë njerëz.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se 105 persona janë arrestuar dhe shumica dërrmuese e tyre ishin në mesin e “antiprotestuesve”.

Në shumë vende të botës po protestohet për palestinezët, tash kur janë bërë një muaj e pak ditë që nga nisja e luftimeve në Lindjen e Mesme. Më 7 tetor, grupi militant Hamas sulmoi Izraelin duke vrarë mbi 1200 persona. Nga ajo ditë, Izraeli ka nisur ofensivë të ashpër ushtarake duke vrarë mbi 11 mijë persona, 40 për qind prej të cilëve fëmijë.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci