Të fundit

Kurti në Forumin e Paqes: Korrupsioni cënon sigurinë kombëtare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ëshë duke qendruar në Francë, ku ka marrë pejesë në Forumin e Paqes në Paris.

Gjatë diskutimeve në këtë forum, Kurti ka thënë se korrupioni cenon edhe sigurinë kombëtare, jo vetëm ligjin dhe ekonominë, raporton Indeksonline.

“Sa herë që keni një udhëheqës të korruptuar… ju keni një vulnerabilitet të caktuar në sigurinë kombëtare. Kështu që ne duhet të shohim rrezikun e korrupsionit edhe në aspektin e sigurisë kombëtare jo vetëm në aspektin e shkeljes ligjore dhe dëmtimit të ekonomisë”, ka thënë mes të tjerash Kurti.

Gjatë ditës, kryeministri ka takuar edhe ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Kurti ka thënë se në këtë takim i është konfirmuar vazhdimi i mbështetjes amerikane për Kosovën.

“Folëm për progresin e shpejt ekonomik dhe demokratik të Kosovës, i njohur nga organizata ndërkombëtare. Përsërita angazhimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO si objektivat tona kryesore strategjike”, ka shkruar Kurti.

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci