Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është parë në praninë e të dashurës së tij, këngëtares Era Istrefi, një ditë para ndeshjes së Kosovës.
Rrahmani nuk ishte pjesë e listës së Kosovës për ndeshjen ndaj Izraelit, mirëpo sipas raportimeve nga mediumet italiane ai do të jetë i gatshëm për Napolin nesër.
Një ditë para ndeshjes së rëndësishme të Kosovës, kapiteni i përfaqësueses ka zgjedhur të dëfrehet me të dashurën e tij.
Nuk dihet ende nëse Rrahmani nuk është lejuar të udhëtoj nga Napoli apo ishte zgjedhja e tij, por dihet se ai nuk do të luaj për Kosovën.
Përzgjedhësi Gliha ka deklaruar sot në konferencë për media se disa futbollistë kanë vendosur vetë për të mos qenë pjesë e Kosovës, ndërsa ka shtuar se ka pasur probleme edhe nga ana e klubeve të tyre.
Pas fitores ndaj Andorrës, te Kosova u shtuan shpresat për një kualifikim në “Euro 2024” mirëpo pikërisht kur pritshmëritë janë rritur, Amir Rrrahmani do të luaj për Napolin e jo për Kosovën.
Kapiteni i Kosovës është parë dje në stërvitje me skuadrën e Napolit ku i është konfirmuar se do të jetë pjesë e skuadrës së Rudi Garcias të dielën ndaj Empolit, duke anashkaluar kështu ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit.
Në listën e Kosovës janë parë emra të rijnë dhe futbollistë nga Superliga e Kosovës. Federata e Futbollit e Kosovës e ka vonuar publikimin e listës së futbollistëve të grumbulluar pikërisht për shkak të mos aprovimit nga futbollistët se kush do të marrë pjesë te Kosova.
Fillimisht ishte thënë se Rrahmani nuk do të paraqitet me Napolin të dielën, por në fund doli ndryshe.
Përpos me Izraelin, Kosova do të përballet edhe me Zvicrën e Bjellorusinë, ndërsa nuk dihet nëse me skuadrën do të bashkohet Rrahmani e Zhegrova.
Kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian, Kosova ndodhet në pozitën e katërt në Grupin I me vetëm shtatë pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara.
View this post on Instagram