Të fundit

​Policia jep detaje nga kontrolli në tri lokacione në Gjakovë

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetime Financiare, sot me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kanë kontrolluar tri lokacione në Gjakovë.

Operacioni policor është zhvilluar pasi autoritetet e Belgjikës kanë dërguar kërkesë pranë autoriteteve shtetërore të Kosovës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, e cila kërkesë është përcjellë në DHKEK nga Prokuroria Speciale e Kosovës për zbatim.

Dyshohet se shtetas të Kosovës në bashkëveprim me disa shtetas të Belgjikës gjatë periudhës kohore 2020 -2022 janë marrë me veprimtari penale dhe dyshohet të kenë krijuar të ardhura të mëdha, të cilat përmes rrugëve të ndryshme i kanë transferuar në Kosovë duke investuar në paluajtshmëri.

Gjatë kontrollit është arritur të sigurohen fatura të shpenzimeve, të cilat të dyshuarit i kanë investuar në Kosovë, e që dyshohet të jenë produkt i veprave penale të kryera nga ana e tyre.

Gjatë kontrollit kanë marrë pjesë edhe një ekip nga Belgjika, një gjyqtar hetues dhe tre hetues policorë, bazuar në lejen e autoriteteve shtetërore të Kosovës.

Rasti vazhdon të hetohet në bashkëveprim me autoritetet e Belgjikës.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci