Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar rritje e pagave për 14 207 infermierë.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri do ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë, ju uroj një të diel të mbarë”, shkroi kryeministri.
Sipas tij, pagat e infermierëve do të rriten 15 mijë Lekë.
Rama ka paralajmëruar rritje të pagave edhe për mësimdhënësit në Shqipëri.