Të fundit

Ky është personi që vdiq në Istog, pasi u godit nga lisi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Istogut ku një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar pas rrëzimit të një lisi.

Viktima është Feim M.Bytyçi i cili dyshohet se ka vdekur pas rrëzimit të një lisi, derisa ishte duke prerë dru në Bjeshkët e Istogut.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se personi i lënduar është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

“Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci