Të fundit

Dy fshatra në Mitrovicë mbesin pa ujë, shkak dëmtimi i gypit

Dy fshatra të Mitrovicës do të jenë sot pa ujë pas dëmtimit të një gypi furnizues.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se është dëmtuar gypi furnizues në fshatin Shukofc, dhe do të jenë pa ujë të pijes ky fshat dhe një pjesë e fshatit Rekë.

KRU “Mitrovica” ka thënë se sanimi do të fillojë të hënën, pasi ka pasur vërshime nga rrjedhja e ujit gjatë natës.

“Si pasojë e shpërthimit të gypit furnizues në fshatin Shupkofc (afër Xhamisë së re), është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për fshatin Shupkovc dhe një pjesë të fshatit Rekë. Sanimi i defektit do të filloj nesër, pasi që sot nuk është e mundur të intervenohet si pasojë e vërshimit nga rrjedhja e ujit gjatë natës”, thuhet nga KRU “Mitrovica”.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci