Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një ngjarje me ish-ministrin e jashtëm të Çekisë, Karel Schwarzenberg, i cili vdiq sot.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova ka humbur një mik të dashur, duke shtuar se Karel Schwarzenberg do të mbahet mend përgjithmonë në Kosovë, që njohu pavarësinë e Kosovës.
“Kosova ka humbur një mik të dashur dhe Evropa mban zi për vdekjen Karel Schwarzenberg. Ai do të mbahet mend përgjithmonë në Kosovë që si Ministër i Jashtëm dhe ndihmës i besuar i Presidentit Havel, njohu pavarësinë e Kosovës. Kam bashkëpunuar për më shumë se dhjetë vite me Schwarzenberg dhe çdokohë Kosova ka pasur mbështetjen e tij për çdo temë, por asnjëherë nuk do t’i harroj dy takime të fshehta që i organizoi ai në kështjellën historike të familjes princërore, me politikanë sllovakë, për ta njohur Kosovën! U prehsh në paqe mik i dashur!”, ka shkruar ai.
Kosovo has lost a cherished friend & Europe mourns the passing of the staunch believer, Karel Schwarzenberg. He will forever be remembered in Kosovo as the one who as Foreign Minister & a trusted aide of President Havel, recognized 🇽🇰’s independence. Rest in peace, dear friend! pic.twitter.com/0473pvycyy
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) November 12, 2023