Të fundit

Skandal në Shqipëri: Gjyqtari mbetet pa ndjenja pas goditjes me stol nga tifozët

Apolonia-Vora e luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” është shoqëruar me momente tensioni, ku nuk kanë munguar edhe veprimet antisportive të tifozëve miq. Apolonia ka fituar takimin në shifrat 2-1, ku goli i fitores ka ardhur në fund me anë të një penalltie.

Padyshim kjo gjë i ka acaruar tifozët e Vorës, të cilët kanë hedhur stola në fushë, ku njëri ka goditur gjyqtarin e katërt Blerim Ziri, i cili për disa momente ka humbur ndjenjat dhe ka marrë ndihmën mjekësore.

Tifozët miq kanë shkatërruar edhe rrethimin e tribunës duke hyrë në fushë. Ka qenë vetë klubi i Apolonisë që e ka denoncuar incidentin përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” shoqëruar edhe me një video të momentit të incidentit.

“Në ndeshjen e luajtur sot në stadiumin “Loni Papuçiu” tifozët e FK Vora kanë goditur gjyqtarin e katërt, Blerim Ziri, me stol, i cili humbi dhe ndjenjat për disa momente. Ai mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor dhe pankina e FK Apolonia. Tifozët e FK Vora hodhën stola në fushë, shqyen rrethimin dhe hynë në fushë. Apolonia edhe pse me 10 lojtarë në fushë luajti shumë mirë dhe arriti të fitonte ndeshjen.”

 

Video nga Paradoks

Pamje ekskluzive nga ngjarja e mbrëmshme në mes të “Sekiraqve” dhe “Capave”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci