Skuadra e Napolit është mposhtur nga Empoli në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.
Napolitanët u mposhtën me rezultat minimal 1:0.
Golin e fitores për mysafirët e shënoi Viktor Kovalenko.
Ndër më vendimtarët për fitoren e Empolit ishte gardiani shqiptar, Etrit Berisha, që arriti të bëj super pritje.
Nga ana tjetër Amir Rrahmani që nuk u paraqit me Kosovën zhvilloi 90 minuta me Napolin.
Kjo është humbja e tretë për kampionët në fuqi të Italisë.