Të fundit

Scholz për planin Rama-Meloni: I nevojshëm bashkëpunimi me vendet jashtë BE-së

“Është emigracioni ilegal, që duhet të reduktohet dhe për këtë do të ketë një bashkëpunim më të ngushtë me vendet jashtë Bashkimit Evropian”.

Me këto fjalë kancelari gjerman Olaf Scholz ka komentuar marrëveshjen Rama-Meloni për krijimin e një qendre qëndrimi dhe riatdhesimi për emigrantët në vendin tonë.

“Është një çështje kompetencash që u përkasin qeverive italiane dhe shqiptare. Besoj se duhet të kemi parasysh se Shqipëria do të jetë së shpejti vend anëtar i BE-së, ndaj dhe po flasim se si të zgjidhim së bashku sfidat dhe problemet në familjen evropiane”, ka deklaruar Scholz.

Sa i përket ecurisë së modelit italo-shqiptar, kancelari ka theksuar se Gjermania do ta ndjekë atë me vëmendje. “Do ta mbikëqyrim me vëmendje. Ajo që ka rëndësi është ngritja e një mekanizmi solidariteti në BE dhe jo të përpiqemi t’i fitojmë sfidat të vetëm”, ka thënë Scholz nga Malaga, ku mori pjesë në samitin e Partisë Socialiste Evropiane.

Sipas tij, ky është aspekti pozitiv i reformës së sistemit të përbashkët evropian të azilit, që aktualisht po diskutohet nga Parlamenti Evropian dhe që parashikohet të aprovohet përpara fundit të kësaj legjislature.

“Gjermania ka një qëndrim shumë të qartë. Nga njëra anë duhet të reduktojmë flukset ilegale të emigracionit dhe nga ana tjetër kemi nevojë për një emigracion të ligjshëm talentesh dhe krahu pune për të rritur ekonominë tonë dhe për të mbrojtur sistemet tona të sigurisë sociale”, ka shtuar Scholz./euronews/

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci