Të fundit

Përzgjedhësi Gliha tregon arsyen e mungesës së Zhegrovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, ka deklaruar se Lille nuk e ka lejuar Edon Zhegrovën që të grumbullohet për ndeshjen ndaj Izraelit, në kuadër të ciklit kualifikues.

Kështu ka deklaruar Gliha në një intervistë për Klan Kosova.

“Klubi ka vendosur që ai (Edon Zhegrova) të mos vijë”, ka deklaruar Gliha.

Ai theksoi se nuk është diçka e re për të në lidhje për mungesat që do të jenë.

“Kur e drejtova ndeshjen e parë në Greqi, gjashtë lojtarë nuk erdhën. Për mua është një situatë normale. U thash lojtarëve kush vjen, vjen, nuk është fundi i botës, do të tentojmë të bëjmë diçka mirë me këta lojtarë”, ka theksuar Gliha për Klan Kosova.

“Situatë speciale, i kuptoj lojtarët në njërin anë është klubi, është e vështirë ta kuptosh”.

Kosova ballafaqohet sot me Izraelin duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Klankosova.tv.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci