Të fundit

Largohet flamuri i Palestinës që u shpalos midis Prishtinës

Është larguar flamuri i Palestinës me mbishkrimin “Free Palestine” që sot pasdite u vendos në objektin e hotelit Grand në Prishtinë.

Paparaci iu sjell fotografi ku shihet që flamuri tashmë nuk ndodhet atje.

Theksojmë se kombëtarja e Kosovës, sot me fillim nga ora 20:45 do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen kundër Izraelit, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Paparaci ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës nëse është larguar nga ta, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Flamuri i Palestinës u vendos nga OJQ “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”. Përmes një njoftimi në Facebook ata njoftuan se flamuri u shpalos si “akt i solidaritetit me luftën e popullit palestinez për liri”.

“Sot shpalosëm flamurin e Palestinës si akt i solidaritetit me luftën e popullit palestinez për liri. I vendosur krahas flamurit që kërkon çlirimin e Ukrainës, ky flamur denoncon pretendimet për solidarizim selektiv dhe insiston në të drejtën e çdo populli për liri. Ne qëndrojmë të bashkuar/a dhe të vendosur/a të kundërshtojmë dhe luftojmë çdo okupim, kolonizim dhe racializim të popujve.

Megjithatë, flamuri i Palestinës u hoq shumë shpejt pas vendosjes. Këtë akt ne e lexojmë si tentativë heshtuese nga shteti i Kosovës dhe pozicionim shqetësues në përkrahje të luftës gjenocidale të shtetit të Izraelit ndaj popullit palestinez.

*Ky aksion është në vazhdën e intervenimeve publike në solidaritet me Palestinën, e organizuar nga grupe dhe aktivistë/e të pavarur/a”, thuhet në njoftmin e tyre.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterët relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtje të ndeshjes Kosova-Izraeli, nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Policia njofton për masat e sigurisë para ndeshjes Kosovë-Izrael

Video nga Paradoks

Nga buron vullneti i Kurtit për ta ndëshku Ali Ahmetin dhe BDI-në? – Ja si përgjigjet deputeti Hasani

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci