Sot do të luhet ndeshja Kosovë-Izrael në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim prej orës 20:45.
Para ndeshjes janë parë forca të shtuara dhe njësitet elitare të Policisë së Kosovës. Policia ka bërë edhe plan operativ për ndeshjen e sotme.
Masat e sigurisë nga ana e policisë janë të larta ku do t’i kontrollojnë në detaje të gjithë tifozët në hyrje të stadiumit.
Kujtojmë që para ndeshjes në qendër të Prishtinës është shpalosur edhe një flamur gjigant i Palestinës por që menjëherë është larguar nga Policia e Kosovës./Paparaci.com
LEXO EDHE: