Të fundit

Bislimi kapet në befasi nga PSD: “A po ju vjen marre që e keni pranu Zajednicën” (video)

Asnjë fjalë nuk e tha zëvendëskryeministri njëherit kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi, kur u pyet për Zajednicën nga aktivisti i PSD-së.

“Zëvendëskryeministër, a po ju vjen marre që e keni pranu Zajednicën a jo, a ke premtu që ke me dhanë dorëheqje nëse bëhet Zajednica, a ke premtu. Pse nuk ke dhanë dorëheqje. Ke premtu që nëse bëhet Zajednica ke me dhanë dorëheqje, ndaq me kompetenca ekzekutive ndaq pa kompetenca. Pse nuk ke dhënë dorëheqje”, e pyet aktivisti i PSD-së Bislimin.

Bislimi nuk e thotë asnjë fjalë derisa tenton të ikë nga kamera.

“Allahile a po ju vjen marre që jeni duke e bë Zajednicën. A krejt pa marre jeni duke e bë, hiç spo ua nin. Marre duhet me iu ardhë”, pyet tutje aktivisti.

Në videon që është shpërndarë nga i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është bashkangjitur deklarata e Bislimit kur thoshte se nëse Qeveria e Kosovës ndryshon qëndrim dhe e bën Asociacionin, ai do të jep dorëheqje.

“Në atë moment kur Qeveria e Kosovës ndryshon qëndrimin për Asociacion, edhe thotë do të krijohet Asociacion, qoftë me kompetenca joekzekutive. Besnik Bislimi nuk është më në dialog”, kishte thënë Bislimi./Paparaci

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci