Chelsea e Manchester City kanë marrë nga një pikë në xhiron e 12-të të Premier Ligës. Gjigantët anglezë e kanë mbyllur ndeshjen me rezultat të barabartë, 4:4.
Vendimtar për pikë e Chelseat ishte sulmuesi shqiptar Armando Broja. Ai u inkuadrua në minutën e 90-të, teksa në aksionin e tij të parë fitoi penallti për “Blutë e Londrës”.
I saktë nga pika e bardhë e penalltisë u tregua Palmer, i cili barazoi rezultatin në 4:4.
Nga fillimi i takimit intesiteti i ndeshjes ishte i lartë me Haaland që hapi ecurinë e golave në minutën e 25-të të ndeshjes.
Chelsea shënoi më pas dy gola duke marrë epërsinë, por “qytetarët” barazuan rezultatin pak para përfundimit të pjesës së parë.
Haaland shënoi përsëri me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, por nuk vonoi shumë dhe Jackson u kundërpërgjigj duke barazuar përsëri rezultatin.
Rodri shënoi golin e katër për Cityn në minutën e 86-të, ndërsa rezultati final i takimit u vulos nga Palmer në kohën shtesë.
Pas 12 xhirove City mban pozitën e parë, kurse Chelsea ndodhet në pozitën e 10-të.