Ndonëse shanset janë shumë të vogla, matematikisht Kosova ka akoma gjasa për kualifikim në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kosova shënoi fitoren e dytë radhazi në ciklin kualifikues, duke mposhtur sot në shtëpi Izraelin.
Me fitoren e sotshme, Kosova tani ka dhjetë pikë në vendin e katërt, një me pak se Izraeli, kurse, Romania kryeson Grupin I me 16 pikë, një më shumë së Zvicra.
Kosova sfidën e radhës do ta luajë me 18 nëntor në Bazel kundër Zvicrës.