Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba është shprehur mjaft i lumtur për fitoren e Kosovës ndaj Izraelit.
Zyba zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë sot me Kosovën, ndërsa vetëm tre ditë më parë kishte zhvilluar 90 minuta me Ballkanin.
Për Zybën lodhja nuk ishte ndier fare, madje deklaroi se është ndier më mirë se kurrë.
“Patjetër që jam ndier mirë dhe emocionet i kam kaluar në ndeshjen e parë me Andorrën. Jemi profesionist dhe kemi ndeshje të nivelit të lartë ndërkombëtar. Sot ishte shumë e vështirë për shkak të fushës së rënduar dhe nuk kemi arritur të luajmë shumë mirë. Kur zemra rrah për vendin tënd lodhja nuk ndihet fare. Trajneri më ka pyetur se a je i lodhur, por kurrë nuk jam ndier me i freskët”, deklaroi Zyba.