Të fundit

Aliti: Urime të rinjve, ishin fantastikë, fitojmë edhe në Zvicër nëse luajmë me zemër dhe dëshirë

Fidan Aliti komplimentoi lojtarët e rinj të Kosovës në prononcimin për emisionin “Dardanët” në SuperSport 3 pas fitores 1-0 kundër Izraelit. Ku ndër të tjera theksoi:

“I takon një urim dhe kompliment djemve të rinj. Respekte, kanë bërë një punë fantastike.

Mbrojtja? M’u desh t’i dirigjoja si më i vjetër. Djem fantastik, kanë dëgjuar dhe kanë bërë një ndeshje fantastike.

Terreni? Jo vetëm për ne i vështirë, edhe për ata. Patëm Vedatin, i cili është shumë i fortë, aty e bazuam lojën dhe shënuam. Në këtë terren shihet karakteri i ekipit.

Izraelit iu desh të rrezikonte, e dinim. Nëse luajmë me dëshirë dhe zemër, nëse jep maksimumin del mirë. Kudo që të aktivizon trajneri.

Zvicra? Ndeshje speciale për mua, jam lindur dhe rritur atje. Do të jetë gjithë familja ime atje. Shkojmë atje për të fituar. Shpresoj të vazhdojmë këtë rrugëtim që nisëm sot”, u shpreh mbrojtësi dardan.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci