Janë bërë më shumë se tri javë që kur qytetarët e Prishtinës po përballen me mungesë të ujit të pijes, kjo për shkak të prezencës së shtuar të manganit në Liqenin e Badocit.
Nga IKSHPK ditë më parë bënë të ditur se ka rënie të vlerave të manganit, por që uji ende nuk mund të përdorët për pije.
“Po bëjnë çdo gjë që vlera të ulet, gjithashtu ta theksoj se vlera e manganit është fenomen natyror që ndodhë gjatë ndërrimit të stinëve. Ende nuk është arritur vlera e lejuar. Uji mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër, përveç për pije. Njoftojmë popullatën se uji nga Batllava dhe uji nga Shkabaj, i plotëson kriteret për pije dhe këto e tregojnë rezultatet nga laboratori. Në laboratorët tona testohen edhe uji i ambalazhuar”, deklaroi Burbuqe Nushi–Latifi nga IKSHPK.
E kryetari i Prshtinës, Përparim Rama të dielën njoftoi se ka përmirësim të cilësisë së ujit në Liqenin e Badocit, dhe se së shpejti qytetarët mund ta përdorin për pije.
Ndërsa tregoi se qytetarët brenda pak ditësh do të mund të fillojnë ta përdorin për pije dhe për përgatitje të ushqimeve.
“Ju lutem të keni edhe pak durim, ndonëse e kuptoj shqetësimin që ju keni, sepse z.Fetahu më siguroi që shpejt mund ta konsumojmë ujin sepse tashmë nivelet e manganit në të janë ulur dhe vetëm duhet zbatuar disa procedura të nevojshme që më pas ta përdorim ujin lirshëm për pije”, tha Rama.