Një trup i pajetë është gjetur në mbrëmjen e djeshme pranë lumit Ibër në veri të Mitrovicës.
Trupi i pajetë është trupi i viktimës S.N, 53 vjeçar, i lindur më 1970.
Lajmin për këtë e ka dhënë Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Sipas tyre në aksion kanë marrë pjesë edhe Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit.
Pas tërheqjes se trupit të pajetë, kufoma është dërguar për obduksion në Prishtinë.
Paparaci ka kontakuar edhe me Policinë por ende nuk ka marrur ndonjë përgjigje.