Një burrë në Podujevë ka vdekur të dielën pasi dyshohet se ishte lënduar aksidentalisht.
Policia e Kosovës tha se rasti është raportuar rreth orës 12:00 në mesditë.
“Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha policia.
Policia bëri të ditur se rasti është duke u hetuar.
Rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.