Një person pa shenja jete është gjetur në Prishtinë të dielën.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 16:00.
“Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e viktimës”.
Në raport thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.