Policia ka njoftuar se në mëngjesin e së dielës ka ndodhur një aksident trafiku ku janë goditur dy këmbësorë.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte goditur dy këmbësorë”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti raportohet se ka ndodhur në orën 05:30 të mëngjesit.
Viktimat kanë pasur lëndime trupore dhe janë duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.