Një rast i rëndë ka ndodhur në familjen Spahiu nga fshati Opterushë e Rahovecit
Ka ndërruar jetë në moshë mjaft të re, Marigona Flurim Spahiu. Kështu bënë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.
Tutje, ata kumtuan se varrimi i të ndjerës bëhet në ora 14:00.
Lajmin e hidhur e ka dhënë edhe faqja e fshatit Opterushë.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë Marigona Flurim Spahiu (26.06.1996) duke i lënë përherë të pikëlluar familjen dhe të gjithë ata që e kanë njohur!
“Varrimi bëhet sot, me datë 13.11.2023 (e hënë) në ora 14:00, pas faljes së namazit të ikendisë në varrezat e fshatit Opterushë. Ngushëllime Familjes dhe farefisit Spahiu!”