Të fundit

Lavrov: Kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, njohja e Kosovës dhe sanksionet kundër Rusisë

“Parakushtet e Bashkimit Evropian që Serbia të fillojë negociatat për anëtarësim në BE janë ushtrim gjeopolitik”, ka thënë ministri i jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov, transmeton gazete serbe “Politika”.

“Pikërisht para disa ditësh, pasi serbët thanë: “Mos na harroni kur të pranoni Ukrainën dhe Moldavinë”, erdhi përgjigja nga Brukseli: “Së pari vendosni sanksionet kundër Rusisë”. Gjithë kjo është bashkimi ekonomik… Tani ky është ushtrimi gjeopolitik: hiqni dorë nga Kosova, mbështesni sanksionet kundër Rusisë pastaj do të shohim”, ka thënë Lavrov, transmeton Paparaci.

Lavrov gjithashtu ka thënë se “intensifikimi i deklaratave të liderëve evropianë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian është një lojë dhe një vazhdim i kursit të BE-së pas rënies së BRSS”.

“Më duket se kjo është një lojë, një vazhdim i linjës së ndjekur nga Bashkimi Evropian pas zhdukjes së Bashkimit Sovjetik, kur të gjitha kriteret u fshinë dhe vetëm përshtatshmëria politike ishte baza e vendimeve të marra kur, për shembull, vendet baltike u bashkuan me Bashkimin Evropian”, ka pretenduar Lavrov./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Prej jashti s'keni pa": Fisnik Ismaili flet për Shpend Ahmetin e Përparim Ramën - "Goditjet i kanë ardhë nga VV"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci