Në ndeshjen e djeshme të kualifikimeve të Grupit I për EURO 2024 të luajtur mbrëmë në Prishtinë, Kosova mposhti Izraelin me rezultat 1:0 në një terren të vështirë.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi Milot Rashica në minutën e 41-të.
Ndeshja u luajt me masa të larta të sigurisë dhe para fillimit të ndeshjes, gjatë interpretimit të himnit kombëtar të Izraelit, në stadium shpërthyen fishkëllimat.
Gjatë këndimit të himnit kombëtar, izraelitët shfaqën shenja të pazakonta me duar para kamerave.
Më vonë u shpjegua se duke treguar gjysmën e zemrës me shenja, ata i shprehën përkrahje pengjeve të mbajtura rob nga Hamasi në Gaza pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.
“Kjo tregon se zemra jonë nuk është e plotë pa kthimin e tyre në shtëpi. Momenti u fishkëllye nga tifozët e Kosovës,” raportoi gazeta izraelite The Times of Israel.