“Serbia është një vend që ka pushtetin më të lartë të nënshtruar shantazheve të jashtme”, ka deklaruar kryetari i partisë opozitare serbe Qendra Serbe, Zdravko Ponosh, duke i përmendur lëshimet që presidenti serb i bëri në Bruksel.
“Në takimin në Bruksel, Vuçiq e pranoi Statutin e Asociacionit, vetëm që të mos e nënshkruajë atë. Ai u obligua për njohjen e dokumenteve, institucioneve, simboleve të Kosovës… derisa po pritet që Kurti ta shtyjë Statutin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, ka shkruar Ponosh mbrëmë në një postim në rrjetin social “X”, transmeton Paparaci.
Ai gjithashtu pretendon se Vuçiq garantoi se do të përmbushë dy gjëra para afatit: doganën dhe targat – deri më 15 nëntor.
Kjo është arsyeja pse riregjistrimi i targave të Kosovës tani po vazhdon ekspres, ndërsa deri vonë veturave me targa të tilla digjeshin, thotë ai.
Të gjitha këto Ponosh e lidh me ngjarjet në Banjskë të 24 shtatorit, duke deklaruar në të njëjtën kohë se fuqitë e huaja kanë vlerësime se Beogradi është përgjegjës për përgatitjen e një grupi serbësh që u përplasën me policinë e Kosovës.
“Kur ka një vlerësim të inteligjencës në tryezën e fuqive të huaja se niveli më i lartë i qeverisë në Beograd ka përgjegjësi komanduese në përgatitjen e grupit paraushtarak që mori pjesë në konfliktin në Banjskë, është një moment që nuk humbet” ka thënë ai.
“Ne po paguajmë një çmim të madh”, ka përfunduar ai./Paparaci.com