Të fundit

Zviceranët ekzaltohen nga triumfi i Kosovës, ja çfarë shkruajnë mediat në Zvicër

Izraeli u mposht të dielën nga Kosova në Prishtinë.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Milot Rashica në minutën e 41-të.

Pas rezultatit të fiksuar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kombëtaret e Rumanisë dhe Zvicrës ndërmorën një hap të rëndësishëm për t’u kualifikuar në turneun final të EURO 2024.

Gazetarët nga Zvicra u shprehën të ekzaltuar me rezultatin e ndeshjes në Prishtinë mes Kosovës dhe Izraelit, pasi lehtëson kualifikimin e ekipit të drejtuar nga Murat Yakin për EURO 2024.

Konkretisht, zviceranët kualifikohen matematikisht në turneun final nëse mposhtin Izraelin.

“Falë fitores së Kosovës kundër Izraelit, Zvicra mund të kualifikohet matematikisht në EURO të mërkurën. Kombëtarja e Zvicrës ka shansin që t’i afrohet fazës finale të preliminareve me më shumë qetësi sesa pritej. Dështimi i Izraelit përmirësoi situatën tonë në grup”, kanë shkruar gazetarët zviceranë të SRF Sport.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci