Banori i shtëpisë së ‘Big Brother Vip Kosova’ Ylli Dervishaj i njohur ndryshe si Buci është njëri ndër banorët i cili që nga hyrja në shtëpi ka zhvilluar debate mjaft të ashpëra me banorët.
Gjatë një bisede me banorët e shtëpisë, Buci ka treguar një histori mjaft interesante ku ka treguar se është rrahur nga një vajzë në një prej klubeve në Kosovë.
“Isha duke qëndruar dhe një vajzë e cila ishte e dehur erdhi të unë dhe më rrahu. Ajo mendoi se isha ish i dashuri i saj”, ka thënë Buci.