Është zhvilluar një aksion kundër kontrabandës në Ferizaj nga Policia, Dogana dhe Prokuroria Themelore e Ferizajt që ka rezultuar me dy persona të arrestuar.
Gjatë aksionit është sekuestruar sasi e madhe e mjaltës që është kapur duke u kontrabanduar.
Rastin për Paparacin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari.
Ai tha se dy persona janë arrestuar dhe se tashmë aksioni ka përfunduar.
Po ashtu, Kryeprokurori Jashari tha se të dyshuarit do të dërgohen në ndalim.