Jetlir Zyberaj, këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka quajtur “mashtrues e tradhtar” kryeministrin Albin Kurti, lidhur me Asociacionin.
Sipas tij, ai po e përdor pushtetin për “me e zhba rezultatin e luftës çlirimtare, mijëra dëshmorëve, e gjakun e mijëra femijëve”.
Zyberaj thotë se “Zajednica e Kurtit” nuk është Asociacioni i vitit 2015.
“Albin #Zajednica, armiku me i madh i shpalljes se pavaresise me 17 shkurt 2008, armiku me i madh i seciles te arritur te Kosoves si shtet, po e perdor pushtetin per me e zhba rezultatin e luftes clirimtare, mijera deshmoreve, e gjakut te mijera femijeve.
Zajednica e tij po e zhben shtetin e Kosoves.
Zajednica e tij nuk eshte asociacioni i 2015 qe ky mashtrues po tenton ta servir si te njejte.
Zajednica e tij po iu jep serbeve te drejten qe as Millosheviqi nuk arriti tua jepte.
Ky mashtrues e tradhtar heredokur do jape llogari”, shkruan ai./Paparaci