Të fundit

DJ i njohur shqiptar: Nëse futem në BBV3, jo një por fitoj tre sezone rresht

DJ Benito është shndërruar padiskutim në një ndër personazhet më të komentuar në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e kaluar, DJ i njohur ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në profilin të Instagramit, ku përveç komenteve pozitive që ka marrë lidhur me personalitetin e tij, shumë persona e kanë pyetur lidhur me marrëdhënien e tij me Luizin.

Benito e ka konsideruar Luizin si një ndër miqtë e tij më të mirë në showbiz-in shqiptar, së bashku me Klajdi Harunin.

Një tjetër pyetje që i është bërë shpesh ka qënë nëse DJ do preferonte të ishte pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri, “Big Brother Vip 3”.

Benito është përgjigjur se nuk e ka në plan të marrë pjesë në shtëpinë “BBV” por nëse do merrte pjesë, fitoren do e kishte të sigurt, dhe jo vetëm për një sezon por për tre sezone rresht.

“A t’ju them një gjë të bukur. A e dini ju se nëse futem tre vite rresht në BBV, të treja vitet i fitoj. Po të dua. Ngaqë e di që do e fitoj nuk kam sadisfaksion. Nuk do futem por që do e fitoj, nuk bëhet fjalë fare”, shprehet Benito.

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci