Të fundit

Zeqiri: Jam detyruar ta plotësoj kabinetin me familjarë

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë që ai është detyruar si pasojë e rrethanave që të punësojë edhe të afërm në komunën me të cilën udhëheq.

Ai u arsyetua edhe me situatën e tensionuar pas zgjedhjeve në Zubin Potok, ku shumë thotë të kenë hezituar të punësohen në komunë.

“Ishte një sfidë e madhe, edhe e rrezikshmërisë, kështu që u detyrum me ato kapacitete çfarë i kemi edhe si parti, por edhe si qytetarëve, neve u dashtë me e plotësu kabinetin që me qenë i gatshëm për t’u shërbyer nevojat qytetarëve brenda atyre kornizave ligjore çfarë janë, edhe mund t’i shfrytëzojnë qytetarët edhe dikasteret e ndryshme”, ka thënë Zeqiri në Info Magazine të Klan Kosovës.

Vazhdon [vajza ime të jetë drejtoreshë e kulturës], sepse jemi ngushtuar asisoj, të themi të drejtën fillimisht kam vizituar njerëzit edhe nga komuniteti të kyçur në kabinet për shkak të rrezikshmërisë, fillimisht po flas, në atë fillim ishte rrezik ,njerëzit hezitonin ndoshta edhe për t’u kyçur këtu kështu që jemi ngushtuar ta plotësojmë kabinetin edhe me të afërm”.

Video nga Paradoks

U 'kapën keq' në emision me Gani Gecin, Arben Ahmeti sqaron rastin: "I kërkova falje me qef"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci