Të fundit

Policia me detaje shtesë për aksionin kundër kontrabandës në Ferizaj (pamje)

Paparaci pasditen e së hënës raportoi për një aksion kundër kontrabandës në Ferizaj, ku u arrestuan dy persona. Për aksionin kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate për media policia njofton se është konfiskuar 5800 kg mjaltë që kishte qenë pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i paregjistruar.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës,  në këtë rast njësitet e hetuesisë të policisë kufitare vazhdojnë me luftën kundër kontrabandës, ku sot me datën 13.11.2023 në bashkëpunim me task-forcën e përbashkët me Doganën e Kosovës,  kanë kryer kontrolle në një lokacion në qytetin e Ferizajt, ku kanë gjetur dhe konfiskuar:

5800 x 1L kavanoza me mjaltë = 5800 kg

Mjalti kishte qene pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i pa regjistruar, andaj e njëjta është konfiskuar nga Dogana e Kosovës. Gjithashtu AUV ka marr mostrat e nevojshme për procedura të mëtejme.

Në lidhje me rastin për intervistim janë shoqëruar dy persona të dyshuar:  B.A., (1985) m/k dhe E.I., (1996) m/k, të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave duke bashkëpunuar ngushtë gjithnjë me Doganën e Kosovës.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci