Të fundit

Arrestohet një person në Zubin Potok, në shtëpi i gjenden disa armë

Policia e Kosovës sot në afërsi të një shtëpie në Zubin Potok ka ndaluar një person i cili sipas policisë paraqiste lëvizje të dyshuara. Kështu, është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe janë gjetur disa armë.

“Njësitet policore kufitare të Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe parandalimit të veprave penale dhe dukurive tjera të paligjshme, po vazhdojnë me patrullime preventive në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Më datën 13.11.2023 në ora 15:32, njësiti policor që po patrullonte në komunën e Zubin Potokut, në afërsi të një shtëpie ka ndaluar një person i cili paraqiste lëvizje të dyshuara.

Më urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarit D.R., (viti i lindjes 1974) m/k, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një (01) pushkë M-70 me 5 fishek te llojit 30 06 PPU,
  • Një (01)pushkë gjuetie e llojit Cifsan me 23 fishekë,
  • Dy (02) kartela të shoqatës së gjuetarëve,
  • Një (01) Radiolidhje e dorës me adapter e llojit Boafeng,
  • Një (01)Brisk dhe,
  • Një (01) Uniformë

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me udhëzim të tij rasti inicohet në procedurë të rregullt hetimore.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e  kryerësve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Intervistë ekskluzive: Valdet Zekaj rrëfen në detaje ngjarjen e Kumanovës

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci