Shqipja është një nga banorët e shtëpisë së Big Brother Vip Kosova e cila po diskutohet shumë në prajmin e sotëm për sjelljet e saj me Edonën.
Klipi i transmetuar për këtë situatë u diskutua edhe nga banorët e tjerë por edhe nga opinionistët.
Bledi Mane një nga opinionistët e BBVK e krahasoi Shqipën me ministrën e punëve të jashtme të Kosovës.
“Kur të shikoj ty duke u zënë me banorët, më kujton Donika Gërvallen që zihet me të gjithë ndërkombëtarët” i tha Bledi Shqipes.
Bledi nuk vazhdoi ta komentoj këtë krahasim por si duket ai nuk e pëlqen punën e Donika Gërvallës.