Të fundit

Taulant Hodaj nuk i çkapet FFK-së edhe pas dorëheqjes

Ndonëse Federata e Futbollit e Kosovës ka emëruar një sekretar të ri të përgjithshëm, kryetari Agim Ademi duket se ende i jep besim ish-sekretarit Taulant Hodaj.

Edhe pas dorëheqjes disa muaj më parë, Hodaj është shfaqur shumë i afërt me FFK-në.

Ai ka udhëhequr seminare të ndryshme të organizuara nga shtëpia e futbollit kosovar, ndërsa së fundmi ishte pjesë e takimit me krerët e Federatës së Futbollit të Izraelit.

Më 11 nëntor, FFK-ja ka organizuar darkë mikpritëse për krerët e federatës izraelite. Pjesë e këtij takimi ishte ish-sekretari Hodaj, nënkryetari Bakir Burri dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Në këtë takim nuk është parë sekretari i ri i përgjithshëm, Marcus Weidner, bazuar në fotografitë e publikuara në faqen zyrtare të FFK-së.

“Në një ambient të ngrohtë e miqësor delegacionet e të dyja federatave diskutuan për zhvillimin e futbollit dhe rëndësinë që ka sporti në vendosjen e urave të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Taulant Hodaj e Agim Ademi në takim me krerët e federatës izraelite

Ky nuk është takimi i vetëm ku Hodaj ka marrë pjesë. Ai ishte pjesë edhe e delegacionit të Kosovës në ndeshjen ndaj Andorrës të zhvilluar muajin e kaluar dhe shumë delegacioneve tjera.

Taulant Hodaj pjesë e delegacionit të FFK-së për ndeshjen Andorrë-Kosovë

Përpos takimeve, Hodaj është parë duke udhëhequr edhe seminare të organizuara nga FFK-ja, ani pse tash e tre muaj ai nuk është pjesë e FFK-së.

Kryetari Agim Ademi kishte njoftuar më 28 korrik, se Hodaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e tij në këtë institucion.

“Personalisht, isha shumë i lumtur dhe krenar që patëm një kalibër të tillë në rolin e sekretarit të përgjithshëm në Federatën e Futbollit të Kosovës. Gjatë kohës që ishte në këtë pozitë, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, duke u shquar si një jurist i shkëlqyer dhe një bashkëpunëtor i denjë për të gjithë”, thuhej në njoftimin e Agim Ademit.

Hodaj ishte emëruar sekretar i përgjithshëm i FFK-së në gusht të vitit 2021.

Sipas Odës së Avokatëve, emërimi i Hodajt në pozitën e sekretarit të përgjithshëm ishte në kundërshtim me statutin e tyre, mirëpo FFK-ja kishte vendosur që kinse atë ta emëroj vetëm si ushtrues detyre, derisa në paraqitje televizive e delegacione zyrtare, Hodaj paraqitej si sekretari i përgjithshëm i FFK-së.

Përpos punës së tij si sekretar i përgjithshëm, Hodaj me firmën e tij “Hodaj & Partners, Law Firm”, ishte angazhuar ta mbrojë kryetarin Ademi në konteste gjyqësore.

Federata e Futbollit e Kosovës ka tentuar ta mbajë të fshehtë emërimin e Marcus Weidner në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në FFK.

Katër muaj pas dorëheqjes së Hodajt dhe pa asnjë njoftim zyrtar, FFK-ja e ka vendosur Marcus Weidner në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Për emërimin e Weidner, gabimisht në një paraqitje televizive kishte njoftuar trajneri Faruk Statovci, i angazhuar në stafin teknik të grupmoshave të kombëtares, ani pse komiteti i futbollit në Kosovë nuk ishte aspak i njoftuar për një emërim të tillë.

Disa javë pas deklarimit të Statovcit, Federata e Futbollit e Kosovës ka përditësuar faqen e tyre zyrtare duke e vendosur Marcus Weidner si ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm të FFK-së.

Video nga Paradoks

Kirurgu plastik komenton ndërhyrjet estetike te politikanët – ka një rekomandim për Kurtin: “Vetulla i është leshu poshtë, duhet ta bëjë një ndërhyrje”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci