Është arrestuar një lëmoshëkërkues nën dyshimin se në një lokal të Fushë Kosovës e ka kanosur një person duke i drejtuar thikën.
Ngjarja ka ndodhur të hënën, ndërsa rastin në polici e ka raportuar viktima e rastit.
Për të dyshuarin prokurori vendosi që ai të dërgohet në mbajtje, njofton policia, raporton Klankosova.tv.