Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm ndodhej në Pogradec për të parë nga afër punimet në kantieret e hapura për tre projekte të integruara, Shëtitores së Tushemishtit, Parkut të Drilonit dhe rrugës së aksesit deri në pikën doganore të Tushemishtit.
Rama shoqërohej nga kryebahskiaku i Pogradecit, Pogradecit Ilir Xhakolli, Drejtori i FSHZH Dritan Agolli, si dhe inxhinierë e drejtues punimesh.
“Dhe nga kantieri i transformimit të Shëtitores së Tushemishtit dhe Parkut të Drilonit në Pogradec, që shumëfishohet në 150 hektarë, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi të lundrueshme me varkë, 3 parkime me 550 vende për automjete, brenda një zone të aksesueshme deri në Zagorçan, për të përfunduar në pikën doganore duke e kthyer portën hyrëse të qarkut Korçë, në një destinacion turistik akoma më të preferuar për vizitorët vendas e të huaj, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.