Numri i serbëve që kanë ndërruar targat nga ato ilegale në RKS ka shkuar në 1,467. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se kjo shifër ka qenë deri dje.
Megjithatë, ky numër mbetet ende i vogël krahasuar me faktin se vlerësohet që në veri të Kosovës qarkullojnë rreth 10 mijë vetura me targa ilegale, shkruan Paparaci.com.
Qeveria e Kosovës më 30 tetor ka vendosur për shtyrjen e afatit për ri-regjistrimin e veturave, ku kësaj shtyrje i ka paraprirë kërkesa e drejtorisë së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar MPB-së.
Ditëve të fundit është vërejtur interesim i madh i qytetarëve të komunitetit serb për t’i ndërruar targat e veturave nga ato ilegale në ato legale, RKS.
Sipas vendimit të qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe si “KM”, “PR”, “PZ” e të tjera do të jetë deri më 1 dhjetor. /Paparaci.com/