Përfaqësuesja e Kosovës U-21 pritet që të dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian t’i zhvillojë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Terreni i fushës në “Fadil Vokrri” është shumë i rënduar dhe Kosova U-21 pritet ta shfrytëzojë stadiumin “Zahir Pajaziti” për ndeshjet kualifikuese.
“Stadiumi është inspektuar dhe është pranuar. Me gjasë të dyja ndeshjet e Kosovës U21 do të luhen në Podujevë” ka thënë për RTV Dukagjinin, trajneri Tahir Batatina, tranmeton Paparaci.
Shpresat e Kosovës do të zhvillojnë dy ndeshje gjatë nëntorit. Më 17 nëntor do të përballen me Bullgarinë, ndërsa katër ditë më vonë do të kenë punë me Izraelin.
Në kualifikueset për Kampionatin Evropian, Kosova ndodhet në Grupin D ku momentalisht mban pozitën e katërt me katër pikë nga po aq ndeshje të zhvilluara.