Të fundit

Serwer: Një dispozitë e Asociacionit parashikon qartë kompetenca ekzekutive

Njohësi i rrethanave politike në Ballkan, Daniel Serwer ka bërë disa komente në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Ai përmes një shkrimi ka selektuar anët e mira dhe ato jo aq të mira të Asociacionit, transmeton Klankosova.tv.

Serwer është shprehur se anëtarësimi në Asociacion është vullnetar për komunat me shumicë serbe.

“Anëtarësimi në Asociacion është vullnetar për komunat me shumicë serbe. Komunitetet joserbe duhet të përfaqësohen, edhe pse në një mënyrë të papërcaktuar. BE-ja do të sigurojë mbikëqyrje për 5 vjet, të rinovueshme për 5 të tjera”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu ka treguar edhe se çfarë mund të miratojë Asociacioni, njofton Klankosova.tv.

“Asociacioni mund të miratojë rregullore, vendime, deklarata dhe udhëzime. Kjo dispozitë parashikon qartë kompetencat ekzekutive”, është shprehur tutje ai.

Video nga Paradoks

“Jemi dëshmitarë të fenomenit të eskortave”: Kirurgu plastik pyetet për operacionet plastike te vajzat shqiptare, flet mbi arsyet

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci