Pas spektaklit të mbrëmshëm goxha të tensionuar të Big Brother VIP Kosova 2, sot, banorët vazhdimisht po diskutojnë për gjërat që kanë kaluar.
Këtë e bënë edhe Linda me Domenikun, pasi u larguan nga banorët e tjerë, për t’i qartësuar gjërat.
Para disa ditëve Linda kishte bërë një rrëfim duke thënë që Domeniku i kishte shkruar asaj para se të futeshin brenda në shtëpi.
Pas kësaj Linda vazhdoi me një deklaratë tjetër duke thënë që ai ishte i dashuruar në të.
Sipas Lindës, ajo e kishte ngatërruar Demenikun me dikë tjetër dhe i ka kërkuar falje.
Ndërsa, Domeniku e nominoi Lindën duke u arsyetuar se ajo kishte gënjyer.
“Gjithë kam pasur respekt për ty, as nuk kam mendim të keq për ty. Dhe prej asaj nate që të kam ngatërruar me dikë tjetër, të kërkoj falje përsëri. E kam pranuar fajin. E kam shpjeguar edhe ne Prime që më vjen keq”, është shprehur Linda
Pas këtij diskutimi duket që dyshja u sqaruan dhe përqafuan njëri-tjetrin.