Një aeroplan i vogël me helikë ka kapërcyer pistën ndërsa ulej në një aeroport të Teksasit, përpara se të përplasej në një makinë që kalonte në një rrugë aty pranë.
Pamjet e kapura nga kalimtari Jack Schneider treguan përplasjen e avionit përmes një gardhi gjatë një uljeje emergjente, përcjell klankosova.tv.
”Pashë aeroplanin që zbriste shpejt nga pista dhe e dija se ai nuk do të kishte kohë të ndalonte”, tha Schneider për transmetuesin lokal të lajmeve WFAA-TV të shtunën.
“Është e qartë se po shkonte shumë shpejt, gomat po tymosnin”.